Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të.
Në kuadër të kësaj jave spikasin shumë ndeshje interesante.
Njëra ndër ta është ballafaqimi mes Prishtinës dhe Malishevës.
Orë më parë “Enigma” kishte raportuar ekskluzivisht se kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”. Tashmë është zyrtarizuar se kjo ndeshje do luhet ne këtë stadium.
Këtë e ka konfirmuar FC Prishtina në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se ndeshja në fjalë nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mirëpo në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
“Një vendim i tillë erdhi për shkak të ruajtjes së fushës pasi që Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencën e femrave të martën më 12 Prill përballet me Belgjikën në “Fadil Vokrri””, shkruhet tutje në njoftim.
Kujtojmë që Prishtina renditet në vendin e 5-të me 35 pikë të grumbulluara, kurse Malisheva zë vendin e 7-të me 34 pikë të mbledhura.
/Gazeta Enigma/