Kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për 2 deri në 4 javë.
Lajmi bëhet i ditur nga “CalcioNapoli24”, duke iu referuar stafit mjekësor të Kosovës.
Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës mbrëmë dhe kështu do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Suedisë të hënën.
Sipas raportimeve, Rrahmani do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe ndeshjen e Napolit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt. Një rikthim i mundshëm i tij parashikohet për ndeshjen ndaj Milanit, më 28 shtator.
Megjithatë, gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet më tej nga mjekët e klubit napolitan, të cilët do të kryejnë kontrolle shtesë për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit.