Konfirmohet nga FFK-ja: Këtë ditë tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Konfirmohet nga FFK-ja: Këtë ditë tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Komisioni i Garave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së.

Tërheqja e shortit për Superligën e Kosovës në futboll do të bëhet nga ora 13:00.

Nga ora 13:30 bëhet hedhja e shortit për Grupin A të Ligës së Parë, kurse gjysmë ore më vonë edhe për Grupin B.

Related Articles