Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në një shtëpi në Zveçan kanë konfiskuar dy pushkë automatike, disa karikatorë, një sasi të municionit dhe një elektroshok.

Policia ka njoftuar se ato janë konfiskuar gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, por nuk kanë dhënë detaje nëse ai është arrestuar.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në raportin e Policisë. 

Related Articles