Një grua dyshohet se është vrarë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni nga Radio Star, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës.
Deri më tani, rrethanat e plota të ngjarjes, identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, si dhe motivi i dyshuar, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.
Radio Star është në pritje të informacioneve nga organet kompetente dhe do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast
