Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë pritur sonte në iftar udhëheqësinë e BIK-ut.
Pritja e tyre iu bë siç shkruan Konjufca në Shtëpinë e Popullit në Kuvendin e Kosovës.
”Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani”.
“Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.
Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!”.