Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Rezallë, në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Skenderajt, që konsiderohet edhe si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë masakër nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.