Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe në Projektligjin për Zyrtarët Publik është shyrtuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, me procedura të përshpejtuara.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka abstenuar në votimin për Projektligjin për Zyrtarët Publik, duke dalur kështu kundër partisë së tij.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për zyrtarët publikë në lexim të dytë.
Për miratimin e këtij projektligji, kanë votuar për 58 deputetë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë fare në votimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik, pasi ky e dëmton punën e administratës shtetërore.
Tahiri e ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen, se po synon të hap konkurse për të punësuar njerëz që do tu shërbejnë atyre.
Ndërkaq, shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore.