Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar sot organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” i cili u prit nga drejtori ekzekutiv z. Isak Skenderi.
Ky takim u mbajtë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit rreth adresimit të sfidave të komuniteteve etnike të margjinalizuara siç janë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, derisa është diskutuar rreth ligjeve në fuqi, zbatimit të tyre si dhe nevojës për krijimin e mekanizmave dhe masave të reja afirmative.
“Pëderisa krijimi i Strategjisë së re Nacionale për Rom dhe Ashkali vendos domosdoshmërinë për të përmirësuar situatën aktuale të komuniteteve, organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” i bën thirrje Parlamentit te Kosovës të udhëheq përmes shembujve dhe të prezantojë politika gjithpërfshirëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në të gjitha fazat dhe nivelet e politikave, programeve dhe projekteve duke mos përjashtuar qasjen e synuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit tha se do të jet krah i fuqishëm i tyre që përmes Parlamentit të Kosovës t’i shtyjmë përpara të gjitha nismat që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendin tonë. /Gazeta Enigma/.