Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Zhvilimet aktuale në vend e rajon, marrëdhëniet nëm es të dy shteteve dhe planet për të ardhmen ishin tema të diskutimit, ka njoftuar Zyra e Kuvendit, transmeton lajmi.net
“Me këtë rast, Kryetari Konjufca e uroi ambasadoren Blitt për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kanadasë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa Blitt njoftohet se ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Kanadasë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.