Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka mohuar se Albin Kurti dhe Fatmir Limaj janë takuar në përpjekje për arritjen e një koalicioni.
“Ky është konstatim i juji që ka pasë [takim me Limajn]”, u tha Konjufca gazetarëve për takimin e përfolur të Kurtit me Limajn.
“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa u përket subjekteve të tjera politike”, ka thënë Konjufca.
“Akti i parë zyrtar të cilin ju e keni mësu edhe është bërë publik, sepse është i hapur dhe është transparent, është letra e kryeministrit për Lidhjen Demokratike”.
“Ju lutem, gjithçka jashtë kësaj ,të jeni të rezervuar, ju lutem verifikoni sepse të gjitha këto janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilin po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm janë konsultimet që kryeministri i ka kërkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.