Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përkujtuar shtatorin e vitit 2001, ku pati sulm terrorist mbi Amerikën.
Ai ka shkruar se mizoria që tronditi botën, nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale.
“Më 11 Shtator 2001, Nju Jorku, Washington DC dhe Pensilvania u goditën nga një seri sulmesh të koordinuara terroriste, që lanë prapa mijëra njerëz të vdekur dhe të plagosur.
Mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale.
Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.