Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Petra Bayr.
Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, derisa kanë folur edhe për zgjedhjet, shkruan Gazeta Enigma.
“Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që e definon këtë proces, si dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që aspirojmë zhvillim sa më të madh në këtë drejtim, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/