Konjufca: Reshitajt t’i hiqet mëditja, qëndroi në sallë vetëm 10 sekonda

Konjufca: Reshitajt t’i hiqet mëditja, qëndroi në sallë vetëm 10 sekonda

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka rekomanduar administratës së Kuvendit që deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mos ia deponojë mëditjen për seancën e mbajtur të mërkurën.

Konjufca ka thënë se ajo ka qëndruar vetëm dhjetë sekonda në seancë, është nënshkruar dhe ka lëshuar sallën e Kuvendit.

“I propozoi administratës që deputetes Albena Reshitaj, të mos i takojë sot Asnjë mëditje, sepse hyri në seancë qëndroi 10 sekonda, doli dhe e vendosi nënshkrimin, kështu që nuk ka kështu”, është shprehur Konjufca.

Related Articles