Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se gjasat për një shpërndarje të Kuvendit janë zvogëluar shumë ditëve të fundit, në mesin e zërave nga opozita për zgjedhje të jashtëzakonshme, njofton Gazeta Enigma.
“Unë mendoj që këto ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit. Sa kam informata nga grupet opozitare, do ishte e pamundur të shkohet në zgjedhje në vjeshtë, për arsye se edhe vetë PDK-ja, sa e kam kuptuar, këto i ka ndarë edhe me opinion publik. Ka dhënë qëndrime në media, ky është afati i fundit për zgjedhje, pra afati i fundit do të ishte që java e parë e qershorit, që të krijohej konsensusi mes partive politike”, tha Konjufca në një deklaratë për media në hollin e Kuvendit.
Konjufca tha se shpërbërja e Kuvendit nuk mund të bëhet vetëm me pajtueshmërinë e dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së.
“Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh. Edhe mazhoranca gjithmonë ka shprehur gatishmëri dhe për këtë arsye subjekti më i madh opozitar qe është PDK është pajtuar, pra ka pasur një pajtueshmëri mes mazhornacës dhe opozitës por të gjithë e kemi kuptuar qe kjo nuk duhet të jetë marrëveshje vetëm mes dy grupeve, por më e gjerë dhe sa e di unë oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, por opozita ka propozuar një mënyrë tjetër, e unë sa e kam kuptuar këtë është që atyre iu duhet me shumë kohë dhe mendoj qe nuk duhet të paragjykohen subjektet qe kërkojnë më shume kohë për zgjedhje se kjo është e drejtë elementare njerëzore. Por nëse nuk arrihet konsensusi i subjekteve qe jemi dukshëm mbi 80 sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, dhe vetëm mazhoranca me PDK do ishin në kufi të këtyre numrave, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë”, deklaroi Konjufca. /Gazeta Enigma