Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur këtë të martë në takim komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku.
Në këtë takim Dërmaku e informoi kryekuvendarin Konjufca lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi si dhe për sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa Konjufca i premtoi Dërmakut bashkëpunim dhe përkrahje institucionale.