Lutfi Haziri i çon “selam” Vetëvendosjes: “Në Gjilan dihet kush fiton”

Lutfi Haziri i çon “selam” Vetëvendosjes: “Në Gjilan dihet kush fiton”

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta “Enigma”.

I pyetur nga gazetari i “Enigmës” se a do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit, Haziri tha se kandidati nga radhët e LDK-së për të parin e këtij qyteti do të vendoset të shtunën.

Tutje, Haziri foli edhe për kandidatët e partive të tjera politike për kryetar të Gjilanit, gjersa shtoi se “Në Gjilan dihet kush fiton”.

“Gjithçka do të qartohet të shtunën në mesditë, pasi konventa kulmon aty. Ne jemi në konsultime të brendshme, jemi duke biseduar me njerëz, me njerëz që përfaqësojnë ekonominë, me veteranë të arsimit e shoqërinë civile”, tha Haziri./Gazeta Enigma.

Related Articles