Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetët që nuk kanë qëndruar në sallën plenare që është duke u mbajtur sot, por që kanë qëndruar në bufenë e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke u bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seancën e Kuvendit për të votuar Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës, ai ka thënë me shaka se “Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe qysh po e shoh. Na tu mëndu që ne jemi tu e mbajt seancën”, tha Konjufca.
“Na tregoni sa është numri apo e keni problem tash m’i numërua kaq shumë. E keni befasuar administratën me këtë kthim”, tha ai./Gazeta Enigma.