Konjufca tregon se çfarë ka thënë PSD për Albinin pasi u larguan nga VV-ja

Konjufca tregon se çfarë ka thënë PSD për Albinin pasi u larguan nga VV-ja

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili vjen nga radhët e VV’së, ka treguar për një bashkëbisedim që ka pasur me PSD’në, në kohën kur ata u shkëputën nga VV’ja.

Konjufca thotë se grupi që doli nga VV’ja thoshte se e gjithë Kosova po e don Albin Kurtin, por ai nuk bën te jetë kryetar i VV’së.

Për këtë, Konjufca thotë se iu përgjigj atyre me një pyetje: Si është e mundshme që të mos jetë i përshtatshëm për kryetar të VV’së, një person që del me i votuari në Kosovë dhe që është më i dashur për popullin e Kosovës.

|Një person, gjithkush do të pyeste se si ky të mos jetë kryeministër, dhe në vitin 2017 një grp që doli nga VV-ja, thonin se Albinin po e don e gjithë Kosovë, por nuk bën të jetë kryetar i VV’së, unë qeshja me ta dhe ua shtroja një pyetje të thejshtë .Si është e mundshme që të mos jetë i përshtatshëm për kryetar të VV’së, një person i cili del më i votuari në Kosovë, një person që është i dashuri për popullin e Kosovë?”, tha Konjufca në tubimin ku Kurti po prezanton programin e tij për mandatin e ri.

Related Articles