Konjufca uron besimtarët për festën e Bajramit, kërkon respektimin e masave antiCOVID

Konjufca uron besimtarët për festën e Bajramit, kërkon respektimin e masave antiCOVID

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përmes një video-incizim ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai tha se Fitër Bajrami është festa e solidaritetit që shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit të Kuranit, mëshirës, faljes dhe pendimit.

“Të gjithë së bashku të shikojmë të ardhmen me shpresë e guxim në përputhje me traditat tona të unitetit dhe mbështetjes së ndërsjellë që na ka ruajtur dhe mundësuar që të ecim përpara brez pas brezi. Solidariteti me të tjerat dhe besimi në zemrat tona do të sjellin paqe dhe qetësi në këto kohë të pasigurisë”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se edhe këtë vit jemi në situatë pandemike duke kërkuar nga qytetarët që ti përmbahen masave antiCOVID në bazë të rekomandime institucionale.

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u dëshiroj agjërim të pranuar, e gëzuar Fitër Bajramin!Posted by Glauk Konjufca on Wednesday, May 12, 2021

Related Articles