Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gwi Yeop Son, së bashku me Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, zyrtaren e lartë për koordinim rajonal, Mona Folkesson dhe drejtorin e Zyrës së koordinatores (DCO), Lorik Pustina.
Me këtë rast, Konjufca e vlerësoi bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, veçmas përkrahjen me pajisje të domosdoshme për menaxhimin dhe përballimin e pandemisë.
Ndërsa, Gwi Yeop Son konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme të UNDCO-së për institucionet e vendit tonë.