Kontrabandë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, sekuestrohen 28 krerë bagëti

Kontrabandë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, sekuestrohen 28 krerë bagëti

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, për kontrabandë të bagëtive nga Maqedonia e Veriut.  Ai u arrestua në flagrancë në afërsi të fshatit Zvezdë në Maliq, duke transportuar me kamionçinë, 28 krerë bagëti të imëta (dhi), të pamatrikulluara dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bagëtitë, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre, si dhe një shumë parash.

Sipas policisë, 60-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e kontrrabandës

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Related Articles