Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, raporton Gazeta “Enigma”.
I njëjti u arrestua pasi që në veturën e tij janë gjetur tre Sirian (refugjat), që dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Afër PKK Vërmicë, 20.07.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij janë gjetur tre Sirian (refugjat), që dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njotimin e PK-së./Gazeta Enigma.