Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Komoran pasi që të njëjtëve në kombin e tyre u kanë gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi Policia ka ndalur ata dhe ka bërë një kontroll.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me shtetasit sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit.
Kurse, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Komoran, Gllogoc 03.09.2021-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë. Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta “Enigma”/