Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga European Policy Center, në Bruksel.
Ngjargja do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 16:00, ku Kurti do të flas mbi temën Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”.
Kosova ka ndërmarrë reforma të mëdha, dhe në përputhje me të ardhmen e premtuar brenda Bashkimit Evropian si kandidate potenciale, ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2022. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë një opinion për aplikimin e Kosovës”. “Ku qëndron Kosova në lidhje me zbatimin e reformave të lidhura me BE-në? Cilat janë pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe si planifikon qeveria t’i kapërcejë ato?”, thuhet në njoftimin e EPC-së, transmeton Gazeta Enigma.