Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës bashkë me zëvendësministrin, Imri Demelezi kanë pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve, si dhe mundësitë për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Me këtë rast, ata e kanë njoftuar Bexhetin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, ku potencuan faktin se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe investimet e bëra viteve të fundit kanë kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori.
Krahas kësaj, gjatë këtij takimi, Peci dhe Demelezi e njoftuan Bexhetin edhe me potencialin e sektorëve të bujqësisë në prodhim dhe përpunim, duke theksuar se të dyja shtetet duhet të vazhdojnë të punojnë për të rritur edhe më shumë krijimin e lidhjeve mes agrobizneseve nga Kosova dhe Maqedonia. /Gazeta Enigma
Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehen të gatshme të thellojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë
