Kosova dhe Shqipëria me ekip të përbashkët për luftën ndaj krimit

Kosova dhe Shqipëria me ekip të përbashkët për luftën ndaj krimit

Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për nisjen e projekteve të reja me rëndësi për sigurinë e dyja vendeve.

Ministri Balla paralajmëroi krijimin e ekipeve të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, tha Balla. /Gazeta Enigma

Related Articles