Kosova dhe Sllovenia sigurojnë marrëveshje për sigurime shoqërore

Kosova dhe Sllovenia sigurojnë marrëveshje për sigurime shoqërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, priti sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Meseq.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë takimit, palët u pajtuan që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet barra e qytetarëve tanë që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë, shkruan Gazeta Enigma.

“Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes. Tutje, në këtë takim u diskutuan edhe mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit të programeve të përbashkëta në këtë drejtim”.

“Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/

Related Articles