Analistja Nafie Selmani publikuar një fragment të një libri gjeografie për klasën e shtatë, botim i vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, ku “Metohija” përdoret tek pjesa ku jepen detaje për Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
Në një reagim publik, Selmani ka pyetur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, nëse pajtohet që Kosova të quhet kështu, duke e cilësuar këtë përdorim si një shkelje të identitetit kombëtar, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo herë që përdoret ky emër, është një provokim ndaj sovranitetit tonë dhe identitetit kombëtar. A ka të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz?”, shkruan Selmani.
Libri i gjeografisë, sipas Selmanit, paraqet Kosovën me emrin “Metohia”, një term i përdorur më herët nga Serbia dhe që nuk pranohet nga Republika e Kosovës.
“A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj? Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit? A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?”, ka shkruar tutje ajo.

