“Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë, për status vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”

“Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë, për status vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të respektohet dhe ajo nuk parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Zaharova tha për RT Balkan se edhe pas bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, “statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës mbetet i njëjtë”.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është organi i vetëm i autorizuar për të shqyrtuar statusin e krahinës autonome serbe. Nuk janë marrë vendime të reja. Kosova është ende pjesë e pandashme e Serbisë. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët serbë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Beogradit në strukturat shumëpalëshe”, tha Zaharova duke iu përgjigjur pyetjes se si komenton Moska rrjedhën e bisedimeve në Ohër.

Related Articles