Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovësn, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja e Kosovës është në avantazh 0:1 ndaj Izraelit pas 45 minutave të para në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.
Autogoli i mbrojtësit izraelit, Dasa në minutën e 36-të i dërgoi “Dardanët” në pushim me avantazh.
Goditjen e Milot Rashicës nga afërsia e devijoi Dasa për ta dërguar në portën e ekipit të tij.
Izraeli kishte iniciativën thuajse gjatë tërë pjesës së parë, duke tentuar disa herë portën e Kosovës.
Kosova dhe Izraeli janë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.