Kosova fiton turneun ndërkombëtar në Sofje, e mposht Bullgarinë në finale

Kosova fiton turneun ndërkombëtar në Sofje, e mposht Bullgarinë në finale

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka triumfuar në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Sofje.

Në ndeshjen finale, Dardanet kanë mposhtur Bullgarinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Paraprakisht me të njëjtin rezultat në gjysmëfinale, Kosova kishte fituar ndaj Letonisë.

Golin e fitores për Dardanet në ndeshjen finale e realizoi kapitenja, Erëleta Memeti, në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Ajo si zakonisht e shfrytëzoi shpejtësinë e saj dhe me gjuajtje të saktë nga zona e dërgoi topin në portën kundërshtare.

Pas kësaj epërsie të përzgjedhurat e Anneli Anderson e menaxhuan mirë lojën. Ato patën edhe disa raste tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar. Këto dy ndeshje dhe ato të zhvilluara në muajin shkurt do t’i ndihmojnë kombëtares për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Related Articles