Internisti, Driton Vela, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Kosova e ka kaluar pikun sa i përket numrit të rasteve pozitive me COVID-19 të shënuara brenda ditës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Tutje Vela ka theksuar se lakorja e rasteve të reja ka arritur kulmin dhe se tashmë ka tre ditë me radhë që ka vazhduar të bjerë.
“Hospitalizimet në Kosovë gjatë valës omikron, situata vazhdon të jetë stabile, ndërsa fatalitetet në Kosovë janë për 6-21 herë më të ulëta krahasuar me vendet tjera të rajonit”, ka shkruar Vela.
Sipas tij “shkalla e rritjes të hospitalizimeve është gati 4 herë më e ulët krahasuar me të njejtën periudhë gjatë deltës”.
Ndërsa “shtimi i numrit të pacientëve të hospitalizuar që 12 ditë është stabil, mesatarisht +12. Gjatë valës delta kemi pasur ditë kur shtimi i numrit të pacientëve ka qenë +109 në ditë”,ka deklaruar ai.
“Numri i pacientëve në trajtim intenziv është për 6 herë më i ulët krahasuar me të njejtën periudhë gjatë deltës”, ka theksuar Vela.
“Vala omikron, fatalitetet/1 milion banorë, situata aktuale në rajon, Kosova me nivelin më të ulët të fataliteteve në rajon”, ka deklaruar ai.
Mali i Zi 256-BH 212, Kroacia 195-MV 171, Serbia 77, Sllovenia 7, Kosova 12, Serbia (por edhe Shqipëria) nuk i kanë numrat e besueshëm për shkak të diskrepancës të madhe në mes numrave zyrtarë dhe vdekjeve të tepërta (300% për Serbinë, 400% për Shqipërinë).
Me vijën e kuqe paraqitet vala Omikron, ndërsa me vijën e kaltër paraqitet vala Delta./Gazeta Enigma/