Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në garën e Ligës së Konferencës.
“Dardanët” mposhtën në shtëpi Qipron me rezultat të thellë 3:0.
Kosova e nisi me sulme të shpejta sfidën, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 30-të nga kapiteni Amir Rrahmani.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë minimale, ndërsa Kosova shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.
Ermal Krasniqi shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 52-të, kurse rezultati u vulos nga Emir Sahiti.
Sahiti shënoi vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, duke arritur kështu golin e tij të parë me fanellën e Kosovës.
Pas humbjes nga Rumania, kjo është fitorja e tretë radhazi për Kosovën.
Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova mban pozitën e dytë me nëntë pikë të grumbulluara nga katër ndeshje sa ka zhvilluar.