Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Enigma.
Bunjaku u vra dje në veri të vendit pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.
Dje në Zveçan, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.
Për këtë rast, në prangat e policisë kanë rënë gjashtë persona.
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës (24 shtator), rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë.