Kosova që nga nesër do të ketë një ambasadë më pak në botë. Bëhet fjalë për ambasadën në Australi e cila do të mbyllet me 31 gusht.
E për këtë si disa herë të tjera ka reaguar deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi e cila ka thënë se asnjë veprim deri më sot nuk u ndërmor nga Ministria e Punëve të Jashthme që kjo të parandalohet.
Ajo ka shkruar tutje se është e dhimbshme se ku kemi arritur si shtet dhe se qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.
Mirëpo ky nuk është problemi më i madh sipas Musliu-Shoshit, pasi që siç ka thënë ajo, me mbylljen e kësaj ambasade “jo vetëm Australia, por i gjithë Paqësori ka ngelur pa përfaqësim, në një kohë kur edhe skadon moratoriumi të cilin Serbia e ka pasur për ndërprerjen e fushatës së ç’njohjeve”.
Postimi i plotë i saj: