Kosova do ta vazhdojë sot eksperiencën e saj në Lojërat Mesdhetare.
Tre garues do të debutojnë në “Oran 2022” në kërkim të rezultateve sa më të mira në sportet dhe disiplinat respektive.
Arbër Bajra do të garojë në sportin e taekwondos duke filluar nga ora 11:00 me kohën tonë lokale.
Garuesi kosovar është pjesë e kategorisë deri në 81 kilogramë.
E në të njëjtën kohë do të garojnë edhe dy notarë.
Alush Relaku do të sfidohet në stilin 200 metra delfin, kurse Vanesa Beka do të garojë në 50 metra bretkosë.
Lojërat Mesdhetare po shkojnë drejt fundit, ndërsa Kosova deri tash i ka fituar 6 medalje, prej tyre 5 nga sporti i xhudos.