Kosova po mposhtet nga Sllovakia, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

Kosova po mposhtet nga Sllovakia, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh me rezultat 2-1 pjesën e parë ndaj Sllovakisë në kuadër të playoff-it për Kupën e Botës 2026.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan në minutën e pestë për rezultatin 1-0 falë një goditjeje të saktë me kokë nga qendërmbrojtësi Martin Valjent.

Pas golit të pësuar Kosova filloi disi të këndellej dhe shtoi intensitetin e lojës, me ç’rast kjo iu shpërblye edhe me golin e barazimit.

Ishte Veldin Hoxha i cili në minutën e 20-të të takimit realizoi një super gol nga jashtë zonës për rezultatin 1-1.

Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi në minutën e 36-të, por fatmirësisht për Kosovën goditja e Lukas Haraslin u ndal nga shtylla.

Sidoqoftë, i njëjti lojtar u tregua i saktë në minutën e 44-të kur nga gjuajtja e lirë realizoi për rezultatin 2-1.

Mbetet të shihet nëse përzgjedhësi Franco Foda do të vendosë për ndonjë ndryshim në pjesën e dytë, ku dihet që kemi opsione të shumta në bankën rezervë.

Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi, po vendosë goli i Arbër Hoxhës

Ka përfunduar pjesa e parë në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Pas 45-minutëshit të parë në “PGE Narodowy”, Shqipëria po udhëheq 1-0, dhe po shkon sigurt drejt finales së “play-offit”.

Djelmoshat e drejtuar nga Sylvinho po fitojnë 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 42-të.

Ishte Arbër Hoxha që shënoi golin e Shqipërisë.

Në rast fitoreje në këtë përballje, Shqipëria do të luante me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.

Related Articles