Serbia ka shtuar ndjeshëm praninë e prodhimeve të saj në tregun e Kosovës, ndërkaq bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë mbetet në nivel të ulët.
Këto të dhëna që po nxirren nga raportet e vazhdueshme, konfirmohen edhe nga komuniteti i biznesit, nga i cili po thonë se marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Shqipëri nuk implementohen dhe ende ka shumë barriera.
Megjithatë, rritja e importit me Serbinë, po arsyetohet edhe me ngritjen e çmimeve për mallrat.
Në nanën tjetër, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti deklaron se së importet nga Serbia janë rritur së fundi.
Kritika në këtë drejtim ka edhe Ferat Shala në PDK. Ditë më parë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka kërkuar të blihen produkte vendore e asgje të prodhuar në Serbi pasiqë ky shtet në vazhdimësi është duke e penguar qarkullimin e mallrave tona përmes Serbisë.