Kosova shënon fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut

Kosova shënon fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Irlandës së Veriut, ndeshje e vlefshme për Ligën C në kuadër të Grupit 2.

Vedat Muriqi shënoi për 1-0 në minutën e 9-të nga penalltia.

Për 2-0 shënoi Zymer Bytyqi në minutën e 20-të pas asistimit të Milot Rashicës.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në mintuën e 45-të me Laveryn.

Për 3-1 shënoi Muriqi në minutën e 52-të pas asistimit të Lirim Kastratit.

Irlanda e Veriut e ngushtoi përsëri rezultatin në minutën e 83-të me Ballard.

Pas kësaj fitoreje Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 6 pikë.

Ndeshjen e radhës e luan ndaj Greqisë më 12 qershor.

Related Articles