Kosova shënon rritje të eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore

Kosova shënon rritje të eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore

Me ngjyra të ndritshme vjollcë dhe të kaltër, lulet e cianit që ndryshe njihen si çikore përshkojnë kopshtin e Gjylë Ramës në Istog.

Gjyla ka rreth pesë vjet që mbjellë këtë lule e cila tradicionalisht është përdorur kundër gurëve në mëshikëzën e vrerit dhe veshka, për pastrimin e gjakut dhe kundër reumatizmit.

Në 33 ari tokë në Istog, Gjyla ka mbjellë bimë të ndryshme aromatike që përdoren si lëndë e parë për çaj, ushqim e ilaçe.

Ajo tregon se lulet kërkojnë ujitje dhe kujdes të përditshëm.

“Kjo do punë, nuk do të ndejë, shkojnë dëm… se një ditë nëse nuk mblidhet, lulja ndihet keq. Se sa më shumë që e mbledh, ka lule më shumë”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Për rreth pesë vjet, Gjyla me ndihmën edhe të familjarëve, siguron të ardhura nga kultivimi i bimëve, të cilat pas tharjes ia shet kompanisë “Agro Product”.

Bimët e mbledhura e të kultivuara që certifikohen si organike, mbërrijnë më vonë nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

“Tash i kemi dërguar 18 kilogramë, i kemi edhe 10-15 kilogramë të thara, të gatshme për t’i dërguar”, tregon ajo.

Disa kilometra larg kopshtit të mbjellë me cian, në fshatin Vrellë rritet bima e lulediellit e çaji mentë në tokën që e punon Safete Bicaj.

Safetja ka arritur që të trefishojë hapësirën e tokës në të cilën mbjellë mentë dhe tani paguan një punëtore në baza mujore për t’i ndihmuar në mbledhjen e bimëve.

Petalet e lulediellit që Safetja i mbledhë, përdoren në disa produkte mjekësore dhe kremra në kozmetikë.

“Ia nisim zakonisht tri-katër orë në mëngjes edhe hyjmë brenda. I marrim lulet. Ciani duhet të mblidhet çdo ditë, shkoj i dërgoj në serë, i thaj, pastaj i marr lulet e diellit, vetëm kokën ia shkulim dhe hyjmë brenda i heqim petalet”, thotë ajo.

Related Articles