Kosova U-19 triumfon në vëllazëroren ndaj Shqipërisë

Kosova U-19 triumfon në vëllazëroren ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e ka mposhtur 2-0 Shqipërinë U-19 në miqësoren e parë të këtij muaji, pasi pas disa ditësh do të luajnë përsëri mes vete.

Ekipi i përzgjedhësit Ramiz Krasniqi ka triumfuar ndaj ekipit të Armando Cungut  në pasditen e sotme në ndeshjen e parë vëllazërore të zhvilluar Egnatia Arena.

Pjesa e parë e lojës ishte e barabartë në lojë nga të dyja ekipet, që tentuan shumë herë ti afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin.

Megjithatë, golin e epërsisë e gjeti vetëm Kosova në minutën e 28-të me Eridon Malokun, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë gol ekipet shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabarta dhe identike, me raste nga të dyja ekipet dhe me golin që e gjeten vetëm Dardanët.

Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti golin e dytë, pasi minutën e 55-të ishte Rinor Toverlani, i cili shënoi për 0-2 dhe përkundër disa rasteve nga Shqipëria në vazhdim, portat mbeten të paprekura dhe Dardanët triumfuan 0-2.

Ndeshja e dytë vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më datë 28 mars përsëri në Egnatia Arena të Rrogozhinës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles