Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll e drejtuar nga Arsim Abazi ka arritur të kualifikohet në elitë raund për Kampionatin Evropian 2022.
Në ndeshjen e zhvilluar në Austri, ‘Dardanët’ e fituan ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me rezultat minimal 1:0, por i mjaftushëm për kalim tutje.
Golin për Kosovën e ka shënuar Arjol Bllaca në minutën e 59-të. Ndërsa shpresat e Kosovës mbetën edhe pa një futbollist në këtë takim pasi në Alpi Shahini në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq.
Kosova fazën e parë kualifikuese e mbylli me dy fitore dhe një humbje, derisa ka fituar ndaj Austrisë 1:0 dhe sot kundër Ishujve Faroe, teksa ka humbur nga Sllovenia 1:0.
Kjo është hera e dytë që grupmosha U17 e Kosovës kalon në “Elite Round”. Hera e parë ka qenë në vitin 2018, ku Kosova kishte përfunduar në vendin e parë në grup me gjashtë pikë, pas dy fitoreve dhe një disfate.
Por, në “Elite Round”, përfaqësuesja kosovar nuk ia doli të marr asnjë fitore, duke humbur tri ndeshje për tu eliminuar. /Gazeta “Enigma”/