Kombëtarja e Kosovës U19 ka barazuar 3:3 në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U20, që u zhvillua sot në qendrën stërvitore të FFMV-së në Shkup.
Për dallim nga ndeshja e parë, kjo e sotmja ishte shumë më interesante dhe prodhoi shumë raste e gola, thuhet në njoftimin e FFK-së në faqe zyrtare, ndonëse futbollistët e Maqedonisë së Veriut ishin gjeneratë më e madhe, porse ky fakt në ndikoi aspak në lojën e sotme, pasi lojtarët e Kosovës, të udhëhequr nga Ramiz Krasniqi treguan lojë shumë të mirë dhe madje ishin shumë afër fitores.
Ns takim të parët kanë kaluar në epërsi kaluan vendasit me golin e Trpcevskit. Megjithatë, pjesën e dytë Dardanët e rinj e nisën në mënyrë të shkëlqyeshme duke përmbysur rezultatin me tre gola radhazi në periudhën nga minuta e 57-të deri në të 72-tën. Fillimisht shifrat i barazoi Orges Sjarina, më pas Andi Kadriu shënoi për 2:1, derisa Orges Sjarina çoi shifrat në 3:1, me golin e tij të dytë.
Mirëpo, Maqedonia e Veriut evitoi humbjen me dy golat e shënuar, i pari nga Krstevski nga penalltia (74′) dhe goli i barazimit i shënuar nga Todorovskit (78′).
Të rikujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0.