Kosova U21 ka pësuar humbje me rezultat të thellë 0-5 ndaj Anglisë U21, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Europianit 2023.
Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me Potterin në minutën e 2-të.
Për 0-2 shënoi Anthony Gordon në minutën e 13-të.
Archer shënoi për 0-3 për t’i dhënë fund çështjes së fituesit në minutën e 52-të.
Ishte përsëri Archer që shënoi për 0-4 në minutën e 72-të.
Për rezultatin përfundimtar 0-5 shënoi autogol Ilir Krasniqi i Kosovës.
Pas kësaj fitoreje Anglia pozicionohet në vendin ep arë me 25 pikë.
Kurse, Kosova në vendin e katërt me 11 pikë.