Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Zvicrës, që zhvillohet të martën.
Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka ndarë futbollistët në dy grupe, ku lojtarët që kanë qenë të angazhuar si titullarë në miqësoren ndaj Burkina Fasos kanë stërvitur pa ngarkesa të mëdha, derisa lojtarët e tjerë kanë punuar me intensitet të plotë.
Ndërkohë, tashmë për shkak të lëndimit të pësuar para ndeshjes së parë, Elbasan Rashani është rikthyer në Francë.
Stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, “Dardanët” do ta zhvillojnë, të dielën, në orën 10:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të hënën në mëngjes udhëtojnë drejt Zvicrës.