Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për ndeshjet e shtatorit. Zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, tha për Gazeta Enigma se është optimist, veçmas për ndeshjet e para.
Nën udhëheqjen e Bernard Challandes, “Dardanët” nisën sot stërvitjet për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të shtatorit që e luajnë më 2 shtator në udhëtim ndaj Gjeorgjisë. Ndërkohë, për këto ndeshjes, Kosova do këtë mungesa siç janë: Arbër Zeneli, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova.
Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, “Dardanët” rikthehen në Kosovë ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë më datë 5 shtator. Tri ditë më vonë, Kosova e pret po ashtu në “Fadil Vokrri” fuqinë botërore, Spanjën.
Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për ndeshjet e shtatorit. Zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, tha ne nje prononcim për Gazeta Enigma se Kosova është e gatshme për sfidat që e presin, dhe se pret rezultate pozitive.