“Kosovarët më të lumturit në rajon” (VIDEO)

“Kosovarët më të lumturit në rajon” (VIDEO)

Pavarësisht problemeve të shumta të vendit, kosovarët rangohen goxha lartë si popull i lumtur. Sipas  “Gallup” në botë, Kosova është vendi i 32-të për këtë ndjenjë pozitive, ndërkaq që në rajon është e para.

Disa nga qytetarët thonë se ia kanë imponuar vetës lumturinë, duke i lënë anash hallet, e të tjerë janë mësuar të kënaqen me aq sa kanë.

Por radhitja si më të lumtur në këtë matje sipas psikologut, Ilir Havolli, është si rezultat i lirisë nga pandemia, e ribashkimit të familjeve.

Megjithatë, për shkak të COVID-19 edhe rastet me problemet e shëndetit mendor janë në rritje.

Në raportin e Gallupit ku Finlandezët mbajnë primatin e popullit më të lumtur në botë, Kosovarët lënë pas Serbinë në vendin e 43-të, Malin e Zi në të 75-tin, Maqedoninë Veriore në atë të 89-tën,  e një më lart Shqipëria si më e palumtura e rajonit.

Related Articles