Shkumbin Ahmetxhekaj, kandidati me më së shumti pikë për drejtor të RTK-së

Shkumbin Ahmetxhekaj, kandidati me më së shumti pikë për drejtor të RTK-së

Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, e ka bërë të ditur listën me kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë.

Sipas Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë, ndërsa tre të tjerë që kanë qenë në testin me shkrim, këtë nuk e kanë bërë edhe në intervistë.

Kandidati me më së shumti pikë, sipas Bordit të RTK-së, është Shkumbin Ahmetxhekaj me 158.7 pikë në total, ku nga testi ka marrë 80.7 pikë dhe nga intervista 78 sosh.

Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në deklaratën e Bordit të RTK-së.

Tutje, sipas tyre, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:

Kandidati/jaPiket e testitPiket e intervistësTotali
Shkumbin Ahmetxhekaj80,778,0158,7
Bekim Hasani 79,476,2155,6
Gjergj Filipaj 69,364,1133,4
Arben Berisha 65,865,2131,0
Adriana Kutllovci 50,040,190,1

Related Articles