Duke qenë se sot është festë në Kosovë, qytetarët zakonisht vizitojnë të afërmit duke i uruar Fitër Bajramin, mirërpo për dallim nda dy Barjami i dy viteve më parë e tutje, sot jemi në gjendje pandemie dhe kujdesi duhet të jetë i shtuar.
Nga policia kanë bërë me dije se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, sipas planifikimeve të nevojshme angazhon kapacitetet e saj në funksion te menaxhimit të rendit e sigurisë, si dhe ruajtjes së shëndetit publik”, kanë thënë nga Policia.
Kujtojmë, që ditëve të fundit ka pasur ulje të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.
Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.